Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Fatos Lubonja: Procesi “Tahiri” rrëzoi mitin se drejtësinë në Shqipëri e kanë marrë në dorë amerikanët
Nuk mund të besosh se prokurorët e procesit “Tahiri” janë aq të dobët profesionalisht sa të ngrenë akuza aq të rënda me prova aq të dobëta, apo se u ka shpëtuar “shpërdorimi i detyrës”, që nuk ishte përfshirë në aktakuzën e tyre. Të gjitha arsyetimet të çojnë në idenë se ata kanë ngritur një akuzë me mungesë të dukshme provash, sepse i janë shmangur hetimit serioz të rastit “Tahiri”, sepse ky do të çonte tek e vërteta, se ish-ministri i Brendshëm është vetëm një hallkë e zinxhirit të krimit të kanabizimit të vendit për të cilin duhej hetuar.
Procesi “Tahiri” ka pasur aq vëmendje jo për vërtetimin nëse qytetari Saimir Tahiri ka qenë pjesëtar i një grupi kriminal, por për vërtetimin e akuzës së ngritur nga opozita, si dhe mediat kombëtare dhe ndërkombëtare, se Edi Rama dhe organizata e tij kanë ndërtuar një aleancë me krimin ku një nga provat është fakti se kanë emëruar në postin e ministrit të Brendshëm një njeri të lidhur me krimin, i cili, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka nxitur kanabizimin e Shqipërisë me synim përdorjen e parave të drogës për të mbajtur në pushtet organizatën.
Pikërisht hetimit se Tahiri dhe shefat kryesorë të PS-së jo thjesht kanë ditur, por edhe kanë projektuar këtë aktivitet kriminal, i janë larguar prokurorët edhe pse indiciet kanë qenë të shumta. Mjafton të kesh parasysh përqeshjet e Ramës dhe Tahirit ndaj opozitës kur kjo akuzonte për avionë që transportonin drogë, sulmin e egër që iu bënë oficerit të policisë Dritan Zagani, kur ky, në gjurmimet e tij, arriti të gjejë se trafikantët, duke përdorur makinën e paprekshme të ministrit, hynin e dilnin jashtë Shqipërisë; emërimin e drejtorëve të Policisë që sot ndodhen në arrati, e mjaft fakte të tjera që koincidojnë me faktin e fakteve: shtimin dramatik të sipërfaqeve të mbjella me kanabis në të gjithë vendin.
Po ashtu, këto indicie nuk mund të shihen pa lidhje me faktet se njerëz me aktivitete kriminale janë vënë ngado në poste kyçe nga organizata. Këtë e vërtetojnë përgjimet që implikojnë kryetarin e Bashkisë së Durrësit me grupe kriminale, përgjimet e Dibrës, zbulimet e njëpasnjëshme që po bën opozita të kryetarëve të bashkive me të kaluar kriminale, mbushjen e kryeqytetit me leje ndërtimi për kulla e pallate super luksoze që ulërijnë për pastrim parash të pista. Të gjitha këto duhet të bënin që prokuroria ta trajtonte Tahirin jo thjesht si një person i lidhur me një grup të vogël kriminal, po si eksponent i një organizate tejet të rrezikshme kriminale që ka kapur shtetin.
Kapakun e mbulimit, në vend se të hetimit, të kësaj të vërtete ia vuri vendimi i gjykatës. Ajo na tha se Tahiri vërtet ka bërë shpërdorim me pasoja kanabizimin, por nga neglizhenca apo pakujdesia, jo me dashje, duke i dhënë 5 vjet që përfundoi në 3,5 vjet me kusht, pra në asnjë ditë burg. Mirëpo ky vendim bie në kundërshtim me faktin që e dinë të gjithë se ka pasur prova të shumta që ish-ministri ka qenë i lajmëruar dhe paralajmëruar për kanabizimin e vendit, madje edhe për aktivitetin e kushërinjve të tij trafikantë, por se ai jo vetëm s’ka marrë asnjë masë, por ka vënë nën akuzë denoncuesit dhe oficerët e Policisë (si Zagani), që janë marrë me hetimin.
Le të mos harrojmë gjithashtu se në përgjimet e trafikantëve flitet qartazi se një pjesë e parave që do të merrte prej tyre atij i duheshin për fushatat elektorale të organizatës. Gjykata jo vetëm që i ka anashkaluar këto, duke e konsideruar shpërdorimin si pa dashje, por u kufizua te shifra 5 vjet, tavani i dënimit që lejon aplikimin e nenit 59, që parashikon dënimin me kusht duke “harruar”, madje, se neni 59 aplikohet kur i pandehuri tregon pendesë për krimin që ka kryer dhe jo kur, përkundrazi, akuzon me agresivitet se po e dënojnë duke qenë i pafajshëm. Shtoj se sipas gazetarëve që kanë ndjekur precedentët e dënimit të trafikantëve të thjeshtë, me gjithë dobësinë e akuzave të prokurorisë, Tahiri mund të mos dënohej si pjesëmarrës apo kryetar një grupi kriminal, por nuk do të mund t’i shpëtonte akuzës për trafikim.
Nga gjithë sa thashë, më duket se del qartë që Tahiri ka gëzuar një mbrojte të fortë nga organizata – disa thonë falë provave shantazhuese që ka, të tjerë se kjo nuk i intereson organizatës. Edhe kjo mbetet për t’u hetuar nga një tjetër drejtësi.
***
Duke iu referuar procesit “Tahiri” dy gjëra mund të thuhen lidhur me të shumëpërfolurën Reformë në Drejtësi.
Së pari, prokurorët që kanë kaluar vetingun e që u vunë atje nga kryeprokurorja që ka kaluar vetingun Arta Marku, si dhe gjyqtarët që dhanë vendimin, janë prova më e gjallë e faktit se Reforma në Drejtësi është përdorur nga Rama për të kapur drejtësinë në mbrojtje të aktivitetit të organizatës së tij, si dhe për të shantazhuar kundërshtarët.
Së dyti, procesi “Tahiri” rrëzoi mitin e shumëpërhapur ndër shqiptarët se tashmë drejtësinë në Shqipëri e kanë marrë në dorë amerikanët që do t’i pastrojnë politikanët e korruptuar e të lidhur me krimin.
Për të gjithë ata që i dëgjojnë kambanat e këtij procesi, mund të them se nëse shqiptarët e rënë në gjunjë nga pushteti i organizatës nuk ngrihen të veprojnë vetë dhe shpejt për frenimin e saj, nesër shpëtimi prej saj do të ketë një kosto shumë më të madhe për të gjithë. Edhe për ndërkombëtarët.
Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58