Flash News

KRYESORE

Fatos Lubonja: Regjimi nuk mund të vetëkorrigjohet. Njerëzit duhet ta marrin përpara por shesin votën për 20 mijë lekë

Fatos Lubonja: Regjimi nuk mund të vetëkorrigjohet. Njerëzit

Fatos Lubonja është i bindur se regjimi i instaluar në Shqipëri nuk mund të vetëkorrigjohet. Gjatë intervistës në rubrikën ‘Opinion’ në Neës 24, Lubonja theksoi se njerëzit duhet të ngrihen dhe ta marrin përpara qeverinë, por ndërkohë shesin votën për 20 mijë lekë të vjetra, çka e bën pesimiste situatën.

“A ngrihen dot njerëzit kur e shesin votën për 20 mijë lekë të vjetra? Sepse protesta kërkon edhe revoltë të brendshme. Është një regjim që nuk mund të vetëkorrigjohet. Jemi në një situatë shumë delikate dhe të vështirë. Do të ishte mirë që njerëzit të ishin ngritur dhe të merrnin përpara këtë qeveri”, u shpreh Lubonja.

Sipas Lubonjës, “të gjitha partitë politike kanë qenë gjithnjë në shërbim të kësaj oligarkie.”

“Kam qenë gjithnjë për një lëvizje antisistem”, shtoi ai.

Të fundit