Flash News

KRYESORE

Fatos Lubonja: Sikur studentët të kishin përdorur kaq dhunë sa opozita, Rama do ishte larguar

Fatos Lubonja: Sikur studentët të kishin përdorur kaq dhunë

Analisti Fatos Lubonja thotë se në protestat e opozitës nuk ka dhunë, duke e paraqitur situatën si të fryrë nga mazhoranca. Gjithsesi, Lubonja theksoi në ‘News 24’ se ky regjim i Edi Ramës nuk mund të rrëzohet pa dhunë.

Por sipas Lubonjës, sikur kjo që pretendohet se është dhunë, të ishte bërë nga studentët, kryeministri Rama do të ishte larguar nga pushteti.

“Dhunën e bëjnë këta (Qeveria) kur të vijnë të prishin shtëpinë duke mos zbatuar asnjë ligj dhe asnjë rregull”, tha analisti.

Lubonja tha se një nga problemet më të mëdha të Shqipërisë është kapja e shtetit nga një grusht njerëzish.

Të fundit