Flash News

KRYESORE

Fatos Lubonja vizion kampin e internimit ku vuajti dënimin familja e tij

Fatos Lubonja vizion kampin e internimit ku vuajti dënimin familja e tij

Analisti Fatos Lubonja ka vizituar sot Kampin e Internimit në Fishtë të Lezhës, aty ku vuajti dënimin nëna e tij, gruaja së bashku me vajzat 1 dhe 3 vjeç.

Lajmi është publikuar nga miku i tij, Ilir Demalia, i cili shprehet i zhgënjyer me faktin se gjithçka që i takon së shkuarës është shkatërruar.

"Shkatërruar gjithçka nga pasardhësit e krimit për të mbuluar gjurmët e krimit. Një popull që shkatërron kujtesën historike si kulturë mosndëshkimi të së keqes nuk ka forcë dhe moral për të ndërtuar të ardhmen”, shkruan Demalia.

Statusi i plotë:

Një popull që shkatërron kujtesën historike si kulturë mosndëshkimi të së keqes nuk ka forcë dhe moral për të ndërtuar të ardhmen.

Me Fatos Lubonjën në Kampin e Interrnimit në Fishte të Lezhës, ku vuajti ndëshkimin nëna e tij Liria, gruaja Fatosit, Zana sëbashku më dy vajzat 1 vjeç dhe 3 muaj kur u interrnuan dhe Gimi vëllai, sëbashku më të tjerë bashkëvuajtës.

Shkatërruar gjithçka nga pasardhësit e krimit për të mbuluar gjurmët e krimit. Një popull që shkatërron kujtesën historike si kulturë mosndëshkimi të së keqes nuk ka forcë dhe moral për të ndërtuar të ardhmen.

Të fundit