Flash News

KRYESORE

Fatos Nano 65 vjeç. Cilët politikanë u kujtuan dhe i uruan publikisht ditëlindjen

Fatos Nano 65 vjeç. Cilët politikanë u kujtuan dhe i uruan

Fatos Nano, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe themelues i Partisë Socialiste Shqiptare, siç shkruan ai në profilin e vet në Facebook, sapo ka mbushur 65 vjeç.

Me qindra dashmamirës e kanë uruar në Facebook. Dy bashkëpunëtorë dhe miq, nuk kanë harruar ta bëjnë këtë publikisht në faqet e tyre, duke ndarë edhe foto ku shfaqen me ish-Kryeministrin e Shqipërisë.

Ish-Ministri i Bujqësisë në qeverinë e Nanos, Agron Duka dhe Andis Harasani, ish-Drejtor i KESH-it po gjatë qeverisjes së tij, nuk e kanë harruar shefin e tyre dhe një prej politikanëve kryesorë pas rënies së komunizmit.

Të fundit