Flash News

KRYESORE

Fatos Nano dhe gazetari Adi Krasta bëhen pjesë e kompanisë europiane të lobimit

Fatos Nano dhe gazetari Adi Krasta bëhen pjesë e kompanisë

Nga Liridon Cecja

Ish-kryeministri Fatos Nano dhe gazetari Adi Krasta prej disa kohësh janë bërë pjesë e kompanisë europiane të lobimit Alber & Geiger, e cila ka në fokur rregullimin e marrëdhënieve të qeverive të ndryshme me Bashkimin Europian.

Me zyra në Berlin, Bruksen, Uashtinton dhe Pekin, Alber & Geiger prezantohet si një firmë që përfaqëson me sukses interesat e klientëve në nivelin më të lartë diplomatik dhe politik në BE.

“Ne e dimë se si politikëbërësit e BE-së marrin vendime, sepse kemi qenë atje. Ne e dimë se si vepron qeveria, kush e bën punën dhe si ta bëjë atë të funksionojë me sukses në emër të klientëve tanë”, thotë kompania.

Ndëkohë, në profilin e prezantuar nga stafi i kompanisë, Nano vlerësohet për si një politikan reformues, i cili bëri të mundur kalimin e e vendit nga tranzicioni i thellë drejt rendit demokratik.

“Nano përforcoi marrëdhëniet e Shqipërisë me Perëndimin, në veçanti me Bashkimin Evropian dhe qeverinë e SHBA. Ai punoi ngushtë me Parlamentin Evropian, Komisionin Evropian, Këshillin Evropian si dhe Departamentin e Shtetit. Ish-kryeministri Nano mban lidhje të forta me lidershipin rajonal dhe ndërkombëtar si dhe udhëheqësit e biznesit”, thuhet për Nanon.

Sakaq, Krasta cilësohet si një ndër gazetarët e vetëm shqiptar që ka punuar për rrjetin mediatik BBC, ndërsa evidentohet edhe karriera pedagogjike në Universitetin e Tiranës dhe në Kolegjin AAB në Kosovë.

“Me një karrierë që përfshin 28 vjet në radio dhe televizion, Z. Krasta këshillon klientët për hartimin dhe zbatimin e strategjive të komunikimit. Ai ndihmon klientët e Alber & Geiger-it me udhëzimet e prezantimeve televizive dhe përgatitjet e fjalimeve për sektorët publikë dhe privatë. Para se të bashkohej me Alber & Geiger, Z. Krasta punoi për BBC ËWrld Service në Londër. Gjithashtu, ai ka qenë përgjegjës për drejtimin e programeve televizive në rrjetet kryesore në Ballkan”, shkruhet për Krastën.

Në stafin e kompanisë bën pjesë edhe një shqiptar, Albi Alla, i cili mbulon avokimin e të drejtave të njeriut dhe telekomunikacionet, ndërsa është shkolluar në Angli.

Të fundit