Flash News

KRYESORE

“Fatura e Ronaldo-s më e lartë se e Milan… heroik vendimi i Sarri-t!”, - flet ish-drejtuesi i Milanit

“Fatura e Ronaldo-s më e lartë se e Milan… heroik vendimi

Ish-drejtuesi i lartë kuqezi, Massimiliano Mirabelli, vetëm një ditë pas sfidës ndaj Juventus, ka folur për Milan, Cristiano Ronaldo dhe për Leonardo Bonucci.

“Milan? Marrëdhëniet me institucionet duhen mbajtur. Me siguri që e dini mirë se kush janë tani. Unë ndonjëherë e kam ngritur telefonin për disa padrejtësi të pësuara”, komentoi Mirabelli.

“Ronaldo? Vendimi i Sarrit ishte heroik. Nuk është e lehtë të heqësh nga fusha një futbollist që i vetëm ka një faturë financiare më të madhe se i gjithë Milan”, deklaroi ish-drejtuesi kuqezi, për mediat italiane.

Bonucci? Një profesionist i madh. Unë e kam trajtuar në mënyrë të ndryshme nga futbollistët e tjerë. Kur u përjashtua nga ndeshja kundër Genoa e gjobita në shumën 100.000 euro, në mënyrë që të ishte shembull për futbollistët e tjerë”, rrëfeu Massimiliano Mirabelli.

Të fundit