Flash News

KRYESORE

'Fatura e shtrenjtë që “Fusha SHPK” i pagoi Maznikut', pas denoncimit të PD, Prokuroria nis hetimet për nën-kryetarin e Bashkisë së Tiranës

Pas kërkesës publike të Partisë Demokratike për hetimin e pagesave të kryera nga Shkëlqim Fusha për llogari të Arbjan Maznikut, nën-kryetar i Bashkisë të Tiranës ka nisur hetimet Prokuroria e Përgjithshme.

Sipas PD,  'Fusha SH.P.K paguan për luksin e drejtuesve të bashkisë me lekët e taksapaguesve të Tiranës që përfiton nga Veliaj me tendera, koncensione dhe PPP.'

Në disa media është publikuar kjo faturë ku del se biznesmeni Shkëlqim Fusha pronar i kompanisë “Fusha SHPK” i ka paguar nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Maznikut një faturë në hotelin “Alma Barcelona” në Barcelonë të Spanjës.

Në një shkresë zyrtare drejtuar Prokurorisë së Tiranës, janë dërguar për vlerësim ligjor të dhënat e publikuara nga mediat online.

“Duke marrë shkas nga publikimet e fundit në media, ju dërgojmë për vlerësim ligjor të dhëna të printuara nga media online ku përfshihen dyshime në lidhje me përfitimin në mënyrë të parregullt të dhuratave prej funksionarit të administratës publike, shtetasit Arbi Mazniku”, – shkuhet në letrën zyrtare.

Partia Demokratike, ditën e djeshme deklaroi përmes zëdhënëses Ina Zhupa, se Fusha SHPK paguan për luksin e drejtuesve të bashkisë me lekët e taksapaguesve të Tiranës që përfiton nga Veliaj me tendera, koncensione dhe PPP.

 

Të fundit