Flash News

KRYESORE

“Fatura e tërmetit rreth një miliard euro”, Rama takon kryeministrin Conte për ‘Konferencën e Donatorëve’

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Italisë ku dhe ka nisur takimet me autoritetet që në orët e para të ditës.

Kjo vizitë e Ramës vjen në vigjilje të Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel, për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

Fillimisht, Rama u prit nga Luigi Di Maio, Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë dhe më pas u takua edhe me kryeministrin Giuseppe Conte.

“Për mbështetjen e mëtejshme të Italisë mike në funksion të Rindërtimit, në vigjilje të Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel”, shkruan Rama në Fb.

Ndërkohë, më herët, Rama gjatë bisedës me ministrin e jashtëm italian në ecje e sipër i tregon se deri tani është bërë përllogaritja rreth një miliard euro si fatura e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërkohë, kujtojmë se pak ditë më parë në Shqipëri mbërriti një delegacion ekspertësh italianë të kryesuar nga dy prokurorë të Prokurorisë së Aquilas, Fabio Picuti dhe Michele Renzo dhe kanë si qëllim dhëni të asistencës teknike për tërmetin.

Të fundit