Flash News

KRYESORE

Favorizonin disa të dënuar duke ju futur sende të ndaluara, pezullohen 5 punonjës në burgun e Rrogozhinës

Favorizonin disa të dënuar duke ju futur sende të ndaluara,

Pesë punonjës të burgut të Rrogozhinës, mes të cilëve edhe ish-drejtori dhe shefi i policisë, janë pezulluar nga detyra pasi kanë lejuar futjen brenda qelive të sendeve të ndaluara.

Disa muaj hetime nga ana e shërbimit të kontrollit të brendshëm të burgjeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë zbuluan skemën në fjalë.

Sipas hetimeve këta punonjës kanë favorizuar disa të dënuar me futjen brenda qelive të sendeve të ndaluara.

Janë pezulluar nga detyra:

-Aleksander Rreza, ish drejtor i komanduar ne IEVP Rrogozhine aktualisht me detyre Specialist Informacioni në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve

-Petrit Skenderi , me detyrë ish-shefi policise ne IEVP Rrogozhine aktualisht me detyre Specialist i Rrethimit të jashtëm në IEVP Vlorë,

-Rezart Vogli me detyrë Specialist Finance në IEVP Rogozhinë

-Ilir Zhupani, me detyrë Specialist i Rrethimit të Jashtëm në IEVP Rogozhinë

-Albert Doci me detyrë efektiv.

Të fundit