Flash News

KRYESORE

Favorizuan Shullazin dhe Lul Cakën, padi për dy ish drejtorët e burgjeve

Favorizuan Shullazin dhe Lul Cakën, padi për dy ish drejtorët e

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismailaj ka kallëzuar në Prokurori për shpërdorim detyre ish drejtorin e burgut të Lushnjës dhe atë të 313-ës.

Ish drejtuesi i Institucionit të Ekzekutimit të Veprimeve Penale (IEVP) në Lushnjë, Judmir Shurdhi dhe ai i IEVP “Jordan Misja”, Maksim Hamiti, akuzohen se kanë trajtuar në mënyrë preferenciale disa të burgosur të rrezikshëm.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve akuzon se dy ish drejtorët i kishin krijuar privilegje të burgosurit Emiljano Shullazi, duke organizuar takime në palestrën e burgut  “Jordan Misja” me anëtarë të bandës së tij apo me miq të tyre. Takimet janë regjistruar si takime familjare të të pandehurit.

"Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ardhur në dijeni e më pas verifikuar se drejtuesi i IEVP Jordan Misja, shtetasi Maksim Hamiti në kundërshtim flagrant me aktet ligjore e nënligjore dhe kompromentuar misionin për trajtim të barabartë dhe në përputhje me aktet rregullative të të burgosurve, ka realizuar trajtim preferencial të të burgosurit Emiljano Shullazi, ndër të tjera edhe takime me të burgosur anëtar të të njëjtit grup të akuzuar, për rrjedhojë dyshojmë se prej tij janë konsumuar elementë të veprës penale, shpërdorim i detyrës" shkruan shqiptarja.com

Në padi thuhet se Shullazi është trajtuar në mënyrë preferenciale e kjo krijon efekte serioze në sigurinë e brendshme të burgut.

Në padinë e ngritur për ish drejtorin e “IEVP Lushnjë thuhet se në shkelje të ligjit, drejtori i burgut realizonte takime në zyrën e tij me të dënuarin Lulzim Caka.

Të fundit