Flash News

KRYESORE

Faza përgatitore e negociatave, Rama: Nga sot dhe deri në pranverë jemi të detyruar për të vijuar proceset e nisura

Faza përgatitore e negociatave, Rama: Nga sot dhe deri në

Në mbledhjen e qeverisë me eurokomisionerin për zgjerimin Johannes Hahn, kryeministri Edi Rama njoftoi se prej sot dhe deri në pranverën e ardhshme qeveria është e detyruar që të garantojë me efikasitet kohën për të vijuar proceset e nisura dhe për të arritur rezultate, të cilët i cilësoi si detyrime për të ardhmen e vendit tonë.

“Kërkohet një angazhim solemn në të gjitha strukturat. Prej sot deri në pranverën e ardhshme jemi të detyruar që të garantojmë me efikasitet kohën për të vijuar proceset e nisura dhe për të arritur rezultate që janë detyrime për të ardhmen e vendit tonë. Patjetër që kemi lexuar me vëmendje dhe kemi lexuar rresht për rresht dhe besoj që jemi shumë të qartë për detyrat që këto konkluzione meritojnë. Asgjë nuk na pengon që të bëjmë një punë me cilësi të lartë dhe pa asnjë të sharë. Plotësimi i këtyre masave do të monitorohet nga këshilli i ministrave”, u shpreh Rama.

Qeveria do të ketë si koordinatore për këtë proces Ministrinë e Jashtme, tha Rama duke shtuar se kjo ministri do të shndërrohet në sekretariatin e ardhshëm për procesin e integrimit.

“Padisktim që kjo fazë e re e kësaj rruge aspak të lehtë nuk do të shihej me aq optimizëm nëse nuk do të kishim përkrah komisionerët, të cilët treguan një përkushtim shumë të shtrenjte për Shqipërinë”, tha Rama.

 

Të fundit