Flash News

KRYESORE

Federata shqiptare e mjekëve në Europë, Basha: Burim për të ngritur në këmbë sistemin tonë shëndetësor

Federata shqiptare e mjekëve në Europë, Basha: Burim për

Kryedemokrati Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook ka reaguar për krijimin e Federatës Shqiptare të  Mjekëve në Europë gjatë pandemisë.

Duke falenderuar mjekët shqiptarë, Basha nënvizon se kjo federatë do shërbejë për të ngritur në këmbë sistemin shëndetësor.

“Mirënjohje mjekëve shqiptarë anembanë Europës për këtë iniciativë humane për të dhënë ndihmën e tyre, edhe pse punojnë e jetojnë jashtë Shqipërisë.

Urimet më të përzemërta dhe suksese Federatës së sapoformuar të mjekëve shqiptarë në Europë. Nesër ajo do të jetë burim i ekspertizës shqiptare dhe europiane me të cilën do të ngremë në këmbë sistemin tonë shëndetësor. #ditemetemira”, shkruan Basha.

Të fundit