Flash News

KRYESORE

Feja dhe diplomacia, Gjermania kërkon takim botëror për paqen

Feja dhe diplomacia, Gjermania kërkon takim botëror për paqen

Imazhi për fenë shpesh lidhet me fanatikët, sepse ata duke u mbështetur tek feja kryejnë atentate. Qeveria gjermane kërkon tani në një takim botëror në Berlin të mbështesë më shumë potencialin e feve për paqen.

Do të jetë një raund i përzgjedhur: Të hënën (22.05) ministri i Jashtëm, Sigmar Gabriel flet në Ministrinë e Jashtme në Berlin para përfaqësuesve të feve dhe klerikëve nga e gjithë bota: Irani, Afganistani, para përfaqësuesve të fesë hebraike, ipeshkëve katolikë, peshkopëve ortodoksë, pastorëve evangjelistë, anglikanë, koptë, bahaive, sufive, shiitëve dhe sunitëve: Ai flet para shumë burrave e pak grave.

„Pjesëmarrësit aty kanë autoritet dhe influencë në komunitete dhe angazhohen në punën e tyre për paqen në dhe mes shoqërive", thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme. Tema e konferencës me 100 të ftuar: „Përgjegjësia e feve për paqen."

Diplomacia gjermane del përtej kuadrit të aktorëve shtetërorë në skenën ndërkombëtare. Bërja e politikës së jashtme me aktorë-joshtetërorë është mjet plotësues i diplomacisë klasike. Për këtë në Ministrinë e Jashtme gjermane do të ngrihet një sektor i posaçëm.

  1. Shtatori 2001

Parahistoria e kësaj konference i ka gjurmët në atentatet terroriste të 11 Shtatorit në Nju Jork dhe Uashington. Ato e ndryshuar diplomacinë në të gjithë botën. Ministri i Jashtëm atëherë, Joshka Fischer vendosi për herë të parë një „të ngarkuar për dialogun me botën islame", në rangun e ambasadorit. Pas ndërrimit të pushtetit më 2005, u vendos një „i ngarkuar i posaçëm për dialogun mes kulturave” në Ministrinë e Jashtme. Më pas u krijua një department i posaçëm për fenë, një shembull i ndjekur edhe nga ministri të tjera europiane.

Shkëmbim strukturor

Konferenca e tanishme nuk është „një zgjerim por një përpjekje e re", thuhet në Ministrinë e Jashtme. Bëhet fjalë për partneritete dhe projekte në hapësirën shoqërore-civile, atë para-politike, për herë të parë për një shkëmbim të strukturuar me aktorët fetarë. Sociologja e Universitetit të Heidelbergut, Ines-Jacqueline Werkner, që trajton temat e politikës ndërkombëtare e studimet e paqes kujton në këtë kontekst edhe „Marrëveshjen e Lisbonës" së BE. BE angazhohet aty për një dialog të hapur, transparent e të rregullt me kulturat – edhe kjo tregon vlerësimin për aktorët jo-politikë. Studiuesit e politikës ka kohë që e kërkojnë këtë.

„Në opinionin publik", thotë Werkner për Deutsche Welle, „kjo temë perceptohet shumë pak", për shkak të fesë si arsye e konflikteve. Por përgjegjësia për paqen e feve, luan një rol të rëndësishëm për diplomatët. Sidomos në rajonet e konfliktit aktorët fetarë janë personat e vetëm që gëzojnë reputacion në shoqëri të tilla, thotë ajo. Ata e njohin gjendjen dhe kanë lidhje me popullsinë lokale. (DW)

Të fundit