Flash News

KRYESORE

Fejesa e deputetes së PDIU, numri i të ftuarve gati sa gjysma e popullsisë së fshatit

Deputetja e re PDIU-së, Reme Lala ka vendosur të organizojë një festë gjigante me rastin e fejesës. 21 vjeçarja e ka organizuar festën në fshatin e saj të lindjes, në Muhurr të Dibrës dhe të pranishëm ishin mbi 1000 persona.

Numri i të pranishmëve në ceremoni është gati sa gjysma e popullsisë së komunës së Muhurrit, që sipas censusit të 2011-ës, ka 2700 banorë.

Reme Lala ka preferuar një festë të bujshme dhe luksoze përpara se të marrë mandatin e deputetes në shtator.

Në Muhurr, PDIU fitoi 1129 vota në zgjedhjet e 25 qershorit, me një diferencë të madhe nga PD që mori 131 vota dhe PS 88 vota.

Të fundit