Flash News

KRYESORE

Fëmijë të pavaksinuar për shkak të besimit, reagon Komuniteti Mysliman:Mos u besoni teorive konspirative, feja s’ndalon ilaçet

Në spital ndodhen 11 fëmijë të sëmurë me fruth, të cilët sipas mjekëve nuk kanë marrë vakisinën për shkak se janë myslimanë e ua ndalon feja.

Pas deklaratës së mjekëve ka reaguar dhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.  Në një deklatatë të Komunitetit theksohet se as në Kuran dhe asnjë teolog  nuk thotë se ndalohet vaksinimi.

“Prindërit e kanë detyrim të bëjnë të mirën për fëmijët. Nëse vaksinimi parandalon të keqen duhet bërë. S’ka asnjë teolog që thotë mos merrni ilaçe”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e KMSH, teksa thekson se nuk duhet t’u besojmë teorive konspirative.

 

Të fundit