Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fëmijët e nazistëve/ Si jetuan me kujtimet dhe trashëgiminë e 'etërve përbindësha': nga mohimi i plotë te mbrojtja deri në fund
Lerry Getlen/ New York Post
Imagjino të zbulosh se prindi yt i dashur, në fakt është një mostër genocidale.
Në librin e ri “Fëmijët e nazistëve” (botimet Arcade, i sapodalë) autorja Tania Crasnianski, prezanton njerëzit që ishin të detyruar për t'u përballur me këtë të vërtetë të tmerrshme.
Disa fëmijë të liderëve nazistë, si Heinrich Himmler, Hermann Goering dhe Rudolf Hess, nuk reshtën së dashuri baballarët e tyre të adhurueshëm dhe harxhuan jetën e tyre për të riparuar reputacionin e baballarëve, ndërkohë që të tjerët e shmangnin krejtësisht kujtimin e liderëve nazistë, duke besuar që ata kurrë nuk mund të pranonin mizoritë që ata kishin bërë.
“Ndryshimi qëndron te lidhja që ata kishin me baballarët e tyre”, thotë Crasnianski. “Disa si Gudrun Himmler, ishin shumë afër baballarëve të tyre, vërtet të dashuruar me ta. Babai i Niklas Frank, Hansi, ishte shumë i distancuar. Sa më i distancuar të jesh, aq më të lehtë e ke të gjykosh”.
Ja se si pasardhësit e nazistëve ia dolën me historitë danteske të familjeve të tyre.
Hans Frank
I njohur si: Avokat i Hitlerit dhe Partisë Naziste; Guvernatot i përgjithshëm i territoreve të pushtuara polake.U arrestua më 4 Maj, 1945. U ekzekutua me varje më 16 Tetor, 1946.
I biri: Niklas Frank, lindur më 9 Mars, 1939 nga Brigitte Frank.
Niklas Frank ishte 4 vjeç kur pa për herë të parë fëmijë të moshës së tij të burgosur në kampet e përqendrimit në Krakoë, të veshur me rroba të grisura e të ndotura dhe me kockat e dala nga kafazi i brinjëve. Mamaja e tij mori dy syresh në Mercedes-in e tyre të zi për t'ju blerë korse.
“Asnjë nuk bën korse më të mira se çifutët në geto”, tha ajo.
Pas luftës, menjëherë ai e kuptoi rolin e babait të tij në këtë mes, si dhe aktet monstruoze të tij duke përfshirë edhe shfarosjen e 2 milionë çifutëve nëpërmjet dhomave të gazit. Kjo për arsye se prindërit e tij ishin të ftohtë, të distancuar dhe ndonjëherë të dhunshëm. Ata i vunë atij nofkën “Fremde”, që do të thotë “i çuditshëm”.
Niklas u bë gazetar dhe punonte si editor i Playboy. Ai shkroi një seri librash rreth urrejtjes për familjen e tij dhe punoi për 20 vite në revistën gjermane 'Stern'.
Ai besonte se babi i tij drejtohej nga “lakmia dhe një ambicie fanatike” dhe se do të kishte vrarë këdo që Hitleri do i thoshte të vriste. Ai akoma mban një fotografi të babait të tij kudo që shkon. Kur e pyesin se përse e mban, ai përgjigjet: “Kënaqem nga ajo që fotoja tregon: që ai ka vdekur.”
Crasnianski thotë se Niklasi, i cili jeton me gruan e tij në veri të Hamburgut dhe vazhdon të shkruajë dhe të mbajë biseda publike, dikur shkruante se, çdo vit “në përvjetorin e vdekjes së babait të tij, ai mastrubohet nën portretin e të atit ose imagjinon veten duke e copëtuar.

Hermann Goering
I njohur si: Kryekomandant i Forcave Ajrore Naziste; Krijuesi i Gestapos; Komandanti i dytë i Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore. U arrestua më 8 maj, 1945. Kreu vetvrasje duke pirë një pilulë toksike të quajtur cianid, disa orë përpara orarit të caktuar për ekzekutimin e tij, më 15 Tetor, 1946.
E bija: Edda Goering, e lindur nga Emmy Goering më 2 gusht, 1938.
Edda Goering, që kur lindi, ishte praktikisht pjesë e familjes mbretërore gjermane. Fama e babit të saj si një pilot i dekoruar i Luftës së Parë Botërore dhe nami i tij si një lider nazist, bëri që fotoja e tij ku mbante në krahë Eddën, të shitej në miliona kopje në atë kohë. Ajo u rrit e rrethuar nga privilegji në një “shtëpi ekstravagante” me kinema, pishinë, palestër dhe vepra arti të çmuara, të vjedhur nga çifutët, në çdo mur.
Jeta luksoze mbaroi më 31 Janar, 1945. Me avancimin e ushtrisë ruse, Edda dhe mamaja e saj u shpërngulën për të qenë më të sigurta në kufirin mes Gjermanisë dhe Austrisë, në një apartament te vogël në Mynih, ku qëndruan deri kur vdiq Emmy më 31 Janar, 1973. Apartamenti u bë tempull për Hermann Goering.
Edda nuk e besoi kurrë fajësinë e të atit, ajo thoshte që, “Babai im nuk ishte fanatik. Ju mund ta shikonit paqen në sytë e tij…unë e doja shumë atë, dhe mund ta kuptonit që edhe ai më donte mua.”
Ajo u bë infermiere në Ëiesbaden në Gjermani, dhe pati angazhime rastësore me Ekstremin e Djathtë apo grupe neo-naziste.
“Në 2015, në moshën 76-vjeçare, ajo ngriti padi kundër Parlamentit Bavarez për të rimarrë disa prona të babait të saj që i ishin konfiskuar pas luftës”, shkruan Crasnianski. “Padia e saj u refuzua menjëherë”.
Tashmë 79-vjeçe dhe banuese në Mynih, Edda që nuk u martua kurrë, e konsideron mbiemrin e saj si “nje burim krenarie”, dhe nuk e ka humbur kurrë sensin e saj të thellë të privilegjit dhe të së drejtës.

Martin Bormann
I njohur si : Sekretari privat i Hitlerit dhe koka e Zyrës Qendrore Naziste. Vdiq, me shumë mundësi u vetvra, në Maj të 1945 (identiteti i tij nuk u konfirmua deri më 1972).
I biri: Martin Adolf Bormann Jr., lindur nga Gerda Bormann më 14 prill, 1930.
Martin Adolf Bormann Jr. ishte famulli i parë i Adolf Hitlerit. Babai i tij, si sekretar i Hitlerit, kontrollonte të gjitha komunikimet me liderin nazist, dhe kjo e bënte atë jashtëzakonisht të fuqishëm në rrethin e nazistëve.
Bormann ishte “ekstremisht i ashpër” me të birin, dhe Cranianski shkruan se “ata nuk kishin lidhje apo ngrohtësi njerëzore me njëri-tjetrin”.
“Njëherë, ndërsa Martin Adolf përshëndeti liderin e tij duke thënë “Heil Hitler”, babai i tij e goditi me shuplakë. Kur i drejtoheshe Hitlerit në mënyrë direkte, sipas zakonit duhet të thoje “Heil, Fyhreri im”.
Kur lufta mbaroi, Martin Adolf ishte 15 vjeç dhe qëndronte në konvikt. Ai u arratis pasi familja e tij tashmë ishin shpërngulur, dhe atë e mori një fermer austriak, i cili e rriti si të krishterë. Kur zbulimet mbi aktet naziste gjatë luftës dolën në dritë, ato binin në kundërshtim me mësimet e marra mbi krishërimin. Ai kuptoi se gjithçka që ai kishte mësuar për njerëzimin dhe moralin kishte qenë e gabuar.
Martin Adolf nuk e dënoi kurrë babain e tij publikisht, pasi ai besonte se vetëm Zoti mund të gjykojë, dhe u fut në një seminar në vitin 1948. Ai u konsakrua prift në vitin 1958.
Ai u plagos në një aksident me makinë në vitin 1971. Kur u zgjua në spital, menjëherë ra në dashuri me infermieren e tij. Ata u martuan pas një viti, dhe së bashku u bënë mësues fetarë. Martin Adolf doli në pension në vitin 1992 dhe vdiq më 11 Mars, 2013.

Josef Mengele
I njohur si: “Engjëlli i vdekjes”. Oficer përgjegjës për “eksperimentet e tmerrshme” në burgjet e kampeve të përqendrimit. U arratis në Argjentinë në vitin 1949, dhe përfundoi në Brazil. U mbyt në brigjet e Brazilit në vitin 1979.
I biri: Rolf Mengele, i lindur nga Irene Schoenbein në mars të 1944.
Ishte vetëm 1 vjeç kur lufta mbaroi dhe, i rritur në një shtëpi plot dashuri nga gjyshërit, mamaja dhe njerku, i vogli Rolf Mengele nuk e njihte të atin. I kishin thënë se babai i tij kishte vdekur. Kur e mësoi të vërtetën në moshën 16-vjeçare, qe një zbulim i hidhur për të. Babai i tij bëri disa përpjekje për t'u lidhur me të nëpërmjet letrave, madje edhe duke shkruar dhe ilustruar një libër fëmijësh për të, por kjo nuk shërbeu.
Ndërkohë që Rolfi ishte qartësisht e kundërta e besimeve dhe e veprave të babait të tij, ai ndjeu një lidhje familjare dhe kërkoi ta njihte atë më mirë.
Duke qenë se Josef Mengele ishte në targetin e parë për “gjuetarët e nazistëve”, Rolf shpenzoi 5 vite duke organizuar vizitën e tij dy-javore në Brazil, në vitin 1977. Duke udhëtuar me një pasaportë të vjedhur, motivimi i Rolfit, shkruan Crasnianski, “ishte të kuptonte se si ky njeri, babi i tij biologjik, kishte mundur të merrte pjesë në mënyrë aktive në makinën e madhe naziste të vdekjes.”
Sapo arriti, Rolf hapi temën e Auschëitz. I moshuari Mengele po mbrohej duke mohuar çdo përgjegjësi për mizoritë, edhe pse ai e pranoi se kishte marrë pjesë në makthet e “eksperimenteve” të cilave iu nënshtroheshin çifutët.
“Çfarë mund të bëja unë më këta njerëz?”, pyeti ai. “Ata ishin të sëmurë dhe gjysëm të vdekur kur erdhën.”Ai pretendonte se “puna e tij ishte vetëm të përcaktonte se kush ishte i aftë për punë,” dhe kështu “ai mendonte se po shpëtonte jetën e mijëra njerëzve.”
Rolf kurrë nuk e tregoi vendndodhjen e tij duke thënë se e kishte “të pamundur të shesë babin e tij.” Ende ndjenjat e tij për atë njeri nuk kanë ndryshuar.
“Unë nuk e kam çarë kokën ndonjëherë për ta dëgjuar apo për të menduar rreth ideve të tij. Unë thjesht kam refuzuar çdo gjë që ai ka përfaqësuar,” thotë Rolf. “S'kam për ta kuptuar kurrë se si një qenie njerëzore mund t'i bëjë këto gjëra. Fakti që babai im ishte njëri prej tyre, nuk e ndryshon mendimin tim.”
Ai hoqi dorë nga emri Mengele në vitin 1980, dhe mori mbiemrin e gruas së tij në mënyrë që t’iu lehtësonte fëmijëve të tij këtë barrë. Ai jeton në Freiburg të Gjermanisë, ku punon si noter.

Rudolf Hess
I njohur si: Zëvendësi i Fyhrerit deri në vitin 1941, pikërisht vitin ku u arrestua në Angli, pas një misioni të fshehtë atje. Qëndroi i burgosur derisa kreu vetvrasje duke u varur më 17 Qershor, 1987.
I biri: Ëolf Rudiger Hess, i lindur nga Ilse Hess më 18 nëntor, 1937.
Ëolf ishte vetëm 3 vjeç, kur babai i tij u arrestua në Angli. Ai komunikoi nëpërmjet letrave me të gjatë gjithë viteve, gjithashtu mësoi lojën e shahut nga ai, dhe gjithmonë besoi te pafajësia e të atit.
Në 1959, ai refuzoi shërbimin e detyrueshëm ushtarak duke argumentuar se babai i tij ishte burgosur pikërisht për krijimin e atij detyrimi, gjë e cila ishte konsideruar si “vepër kundër paqes”
Ai përfundimisht e fitoi çështjen gjyqësore si një kundërshtues i përgjegjshëm dhe u bë inxhinier civil. Por misioni i tij për mbrojtjen e të atit sapo kishte filluar.
“Ëolf krijoi Komitetin për Lirimin e Rudolf Hess dhe lançoi një peticion ku morën pjesë më shumë se 350,000 njerëz, duke përfshirë dhe dy ish-presidentët e Gjermanisë perëndimore dhe dy fitues të çmimit “Nobel”.
Ëolf “ia dedikoi jetën babait të tij”dhe shkroi tre libra për të: “Babai im Rudolf Hess” (1986), “Kush e vrau babain tim, Rudolf Hess?”(1989), dhe “Rudolf Hess: S’jam penduar” (1994). Kur pyetej rreth jetës së tij, ai përgjigjej “S’kam patur kurrë kohë për veten: unë e kam harxhuar gjithë kohën time të lirë për tim atë.”
Ai besoi deri në fund që babai i tij ishte vrarë nga Britanikët, madje formoi një organizatë në 1988 për të promovuar këtë teori. Ai kishte tre djem dhe i pari quhej gjithashtu Ëolf, dhe kishte lindur ditën e lindjes së Hitlerit.
Ëolf vdiq nga kriza në veshka në tetor të vitit 2001.

Heinrich Himmler
I njohur si: Zhvillues i trupave SS dhe kampeve të përqendrimit. U arrestua më 21 maj, 1945. Kreu vetvrasje duke pirë kapsulën e cianidit më 23 Maj, 1945.
E bija: Gudrun Himmler, e lindur nga Margarete Himmler më 8 Gusht, 1929.
Vajza e Shefit të Policisë Naziste SS, ka kujtime të mira nga koha kur shoqëroi të atin në Dakau, kampin e parë të përqendrimit nazist, vepër e Himmler-it. Kur pa ‘të burgosurit' e të atit, të gjithë "të parruar dhe të veshur keq”, ajo shfaqi interes për kopshtin e perimeve të kampit, duke qenë se i kujtonte fermën e fëmijërisë.
Adolf Hitlerin, i cili i jepte një kukull dhe çokollatë çdo Vit të Ri, e quante “Xhaxha Hitleri”, ajo pa të atin që ngrihej në rangjet naziste me krenari.
E bindur në pafajësinë e të atit, mbeti tifozja me e madhe e tij edhe pas luftës, duke i vënë vetes si qëllim “shfajësimin e reputacionit të babait të saj”.
Apartamenti i saj në periferi të Mynihut u bë “një muze i vërtetë në lavdi të babait” dhe ajo ia kushtoi jetën kujdesjes së kujtimit të tij.
Në vitin 1951, iu bashkua një grupi në Gjermani dedikuar ndihmës së ushtarëve nazistë dhe vitin tjetër formoi një grup të sajin të ngjashëm, të quajtur “Rinia Vikinge”, modeluar sipas Rinisë Naziste të kryeherës. “Grupi u ndalua në Gjermani në vitin 1994”, shkruan Crasnianski.
Megjithatë, Gudrun, tashmë 88 vjeç, e ka shpenzuar pjesën më të madhe të jetës si avokate 'militante' duke mbrojtur kauzat e Ekstremistëve të Djathtë në Gjermani. Ajo u martua me një nëpunës bavarez, simpatizant i nazizmit, në vitin 1960. Ata jetojnë në periferi të Mynihut dhe kanë dy fëmijë.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38