Flash News

KRYESORE

Fëmijët e ngujuar nga gjakmarrja, katër vajza të reja aktivitet në ndihmë të tyre

Fëmijët e ngujuar nga gjakmarrja, katër vajza të reja

Egla, Romina, Jona dhe Sihana janë katër vajza të cilat kanë vendosur të marrin një iniciative tërësisht private për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Katër vajzat do të zhvillojnë një aktivitet për mbledhjen e fondeve në ndihmë të fëmijëve të ngujuar. Ky takim është menduar në formën e një mbrëmjeje shoqëror, ku janë të mirëpritur të gjithë.

Aktiviteti do të zhvillohet me 1 shkurt në orën 18:00-20:00 tek "Tirana Art". Në videon e mëposhtme mund të shohim dhe fëmijët e ngujuar në një fshat të Shkodrës. Qartazi vërehet tavani i shtëpisë që po i zë brenda. Një panoramë e trishtë të ngujuarit të kalojnë një fëmijëri të tillë.

Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë për këta fëmijë të ngujuar, plagë e shoqërisë në Shqipëri, janë të ftuara nga katër vajza të cilat kanë vendosur të përkrahin një kauzë të tillë.

[video width="1920" height="1080" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/01/WhatsApp-Video-2019-01-30-at-19.24.02.mp4"][/video]

Të fundit