Flash News

KRYESORE

Fëmijët kënaqen kur i gudulisni? Çfarë thonë shkencëtarët për këtë

Fëmijët kënaqen kur i gudulisni? Çfarë thonë

Të gjithëve na kanë gudulisur kur kemi qenë të vegjël dhe ne sot gudulisim fëmijë të tjerë.

Është diçka argëtuese për t’u parë dhe mendojnë se edhe për fëmijën është po aq argëtuese.  Në fund të fundit ai po qesh, apo jo?

Në fakt nuk është ashtu. Sipas shkencëtarëve fëmija mund të mos gjejë kurrëfar kënaqësie tek kjo.

Ata thonë se  fëmijët, veçanërisht ata që gudulisen lehtë, nuk mund të ndalojnë së qeshuri edhe nëse e urrejnë këtë gjë.

Shkencëtarët po ashtu kanë treguar se gudulisja nuk i krijon të njëjtat ndjenja të lumturisë që krijohen kur një person qesh me një barsoletë qesharake.

Gudulisja e krijon vetëm një iluzion të jashtëm se personi është duke qeshur.

Veç kësaj, një person që guduliset zakonisht e humb edhe vetë-kontrollin. Vështirësia për ta fituar kontrollin mund të jetë gjë e turpshme për një fëmijë dhe t’i lë atij kujtime të pakënaqshme për tërë jetën.

Gudulisja shkakton qeshje të pakontrolluara të cilat janë të vështira për t’u ndalur. Qeshja e shkaktuar nga gudulisja e vazhdueshme mund ta arrijë një pikë ku personi i gudulisur më nuk mund të marrë frymë siç duhet, e as nuk mund të thotë se është në gjendje të vështirë.

Diçka që ka filluar si “argëtuese” shumë shpejt mund të shkaktojë komplikime mjekësore.

Të fundit