Flash News

KRYESORE

“Fëmijët shqiptarë në kampin Al Hawl nuk i mbron askush”, gazetari rrëfen detaje tronditëse: Terroristët vishen si femra dhe vrasin 2-3 persona në ditë

“Fëmijët shqiptarë në kampin Al Hawl nuk i mbron

Gazetari Julian Kasapi ka rrëfyer detaje nga udhëtimi i tij në kampin Al Hawl, i njohur ndryshe edhe si “kampi i ferrit”. I ftuar në “Open”, Kasapi ka treguar për kushtet e vështira në të cilën jetojnë njerëzit në kamp. Sipas gazetarit, në kamp gjenden eksponentë terroristë të cilët vishen si gra dhe vrasin njerëz, dhe autoritetet nuk mund të bëjnë asgjë për këtë.

“Gjendja nuk është e mirë fare, sepse ndonse ata thonë që jemi mirë kushtet aty janë vërtetë të vështira. Nuk ka as kushte higjenosanitare, brenda kampit ka eksponentë terroristë, mund të ndodhin 2-3 vrasje në ditë, madje para se unë të vija u vu një çantë bombë. Brenda kampit ka xhihadistë apo persona të ISIS që vishen si femra dhe shkojnë dhe vrasin njerëz.

Në kampin Al Hawl ka rreth 80 mijë persona gra dhe pjesa më e madhe fëmijë. Ata janë të ndarë në dy grupe. Shqiptarët janë një numër i vogël që jetojnë në kamp në krahasim me të tjerët. Ata jetojnë bashkë, janë vetëm gra dhe fëmijë. Shumica janë fëmijë. Nuk i mbron askush, mbrojnë vetëm njëri-tjetrin. Në brendësi të kampit ka disa element tejet të radikalizuar, të cilët kur kemi qenë aty na ndoqën edhe ne. As autoritetet nuk ndërhyjnë në rast problematikash me këto grupe”, është shprehur gazetari.

Të fundit