Flash News

KRYESORE

“Fëmijët të ndahen nga prindërit emigrantë”, Ministri i Jashtëm i Meksikës kundër Trump: Mizore dhe çnjerëzore

“Fëmijët të ndahen nga prindërit

Ministri i Jashtëm i Meksikës Luis Videgaray e konsideron ndarjen e fëmijëve nga prindërit emigrantë, në kufirin mes SHBA-ve dhe Meksikës, mizor dhe çnjerëzor. Ai i kërkon  Shteteve të Bashkuara të rishqyrtojnë praktikën.

“Kjo është një shkelje e qartë e të drejtave të njeriut dhe i vë fëmijët, duke përfshirë edhe ata me aftësi të kufizuara, në një situatë të cënueshme”, tha Videgaray në një konferencë shtypi në Mexico City.

Videgaray  shton se qeveria meksikane kishte bërë qëndrimin e saj të qartë ndaj administratës së Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe ngriti çështjen me zyrtarë të lartë të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres.

Imazhet e botuara këtë javë të fëmijëve dhe të rinjve të ulur në kafaze me dysheme prej betoni, në objektet e strehimit të SHBA-ve kanë nxitur zemërim. Zyrtarët e SHBA-ve kanë mbrojtur masat si një mënyrë për të siguruar kufirin dhe për të penguar hyrjen e paligjshme.

Të fundit