Flash News

KRYESORE

Fenomeni i ushqimeve me listë në Shqipëri, ekspertët tregojnë problemin: Nuk është vetëm paga minimale, ja zgjidhja

Fenomeni i ushqimeve me listë në Shqipëri, ekspertët

Pagat e ulëta dhe pensionet nën minimumin jetik bëjnë që shumë shqiptarë ta mbyllin me vështirësi muajin. Nuk janë të pakta rastet kur njerëzit detyrohen të ushqehen me lista për shkak të varfërisë. Ky fenomen tani është fakt konkret.

Besart Kadia, ekspert ekonomie apeloi qeverinë të ulë taksat. Për ekspertin kjo situatë nuk zgjidhet vetëm me rritjen e pagës minimale.

“Kjo çështje nuk zgjidhet me pagë minimale, pra reflektimi i një page të re minimale që është dhënë edhe nga kryetari i opozitës 300 euro. Ne do të garantojmë që çmimi i produkteve në treg të jetë i ulët. Kjo mund të zgjidhet përmes uljes së TVSH për produktet ushqimore. Ne mund të heqim taksat ose TVSH për energjinë elektrike, për ato shtresat në nevojë, e cila nuk aplikohet akoma dhe sot. Mund të bëjmë një standardizim të pagës minimale për minimum jetik që do të  ishte ndihmë për pensionistët ose njerëzit në ndihmë ekonomike”-tha Kadia në Ora News.

Të fundit