Flash News

KRYESORE

Fenomeni që solli stuhia Ophelia, qyteti mbulohet nga shkuma

Stuhia Ophelia e cila goditi Irlandën dhe Britaninë e Madhe ka sjellë shumë fenomene të panjohura më parë.

Pas qiellit të kuqërremtë dhe fluturimit të zogjve në një mënyrë  misterioze, qyteti i Lancashire në Angli është mbuluar nga shkuma. Ajo ka mbuluar rrugët dhe ndërtesat duke u vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe të automjeteve.

Ky fenomen ka ndodhur për shkak të erërave të forta, të cilat kanë shkaktuar dallgë të shumta në det, shkuma e të cilave është përhapur në rrugë të shumta.

Stuhia Ophelia është konsideruar si më e keqja në 19 vitet e fundit duke shkaktuar të paktën 12 te vdekur.

Të fundit