Flash News

KRYESORE

Ferdinand Elezi, Prokurori i ri i Përgjithshëm i Shqipërisë? Çështja e fundit e bujshme që kishte në dorë

Ferdinand Elezi, Prokurori i ri i Përgjithshëm i Shqipërisë?

Ferdinand Elezi mund të jetë Prokurori i ri i Përgjithshëm i Shqipërisë për një periudhë të përkohshme. Elezi është aktualisht prokuror i Durrësit dhe sot është paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme për të marrë një vërtetim pune. Ai nuk ka sqaruar më shumë se për çfarë e kërkon vërtetimin, por raportohet se ka zhvilluar gjithashtu një takim me kryeprokurorin në ikje Adriatik Llalla.

Mazhoranca pritet të zgjedhë e vetme dhe me shumicë të thjeshtë votash kryeprokurorin e ri, pasi opozita kërkon fillimisht ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, bazuar në paketën e reformës në drejtësi, e miratuar në Kuvend.

Ferdinand Elezi ka një karrierë të gjatë brenda organit të akuzës, por rasti i fundit i bujshëm ku doli emri i tij ishte vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi. Elezi ka patur në dorë çështjen e ish-bashkëshortit të Hafizit, Fadil Kasemi, për të cilin kishte kërkuar dënimin me 5 vite burg, pas tentativës së tij të parë për të vrarë gruan. Pavarësisht edhe rekursit në Gjykatën e Lartë nga prokurori Elezi, Kasemi u dënua me tre vite burg të cilat nuk vuajti të plota për shkak të amnistisë dhe pasi doli nga qelia kreu aktin e rëndë.

Të fundit