Flash News

KRYESORE

Ferguson: E kërkova Del Pieron, por më tha se nuk është frikacak

Ferguson: E kërkova Del Pieron, por më tha se nuk është

Sir Alex Ferguson ka patur shumë ëndrra gjatë karrierës së tij dhe një nga to është Alex Del Piero, legjenda e Juventusit. Ish-trajneri i Man. United e ka kërkuar me ngulm italianin, por ai në asnjë moment nuk ka menduar largimin nga "Zonja e vjetër".

Në një intervistë të fundit, Sir Alex ka folur për dy momente kur e kërkoi ish-sulmuesin e talentuar të kombëtares italiane. "Pas një ndeshjeje kundër Juventusit, Rayan Giggs dhe Gary Neville më kërkuan blerjen e Del Pieros, sepse ai e kishte shembur gjithë mbrojtjen tonë. E kontaktova, por ai refuzoi që të më dëgjonte", - është shprehur ish-tekniku legjendar i "Djajve të kuq".

"Në vitin 2006 Italia fitoi Kupën e Botës dhe plasi skandali Calciopoli. Kjo më nxiti që ta kontaktoja sërish. Mora vesh që e donte edhe Real Madridi dhe i thashë: 'Alex, të dua në Manchester. Mos shko në Madrid, tani është koha për të ardhur në Angli. Ti do të bëhesh ylli i ekipit tonë'. Ai m'u përgjigj: 'Mister, të respektoj shumë, por Juventusi është në telashe dhe nuk mund të largohem si frikacak", - ka rrëfyer më tej Ferguson.

Kështu sillen legjendat!

Të fundit