Flash News

KRYESORE

Fermerët e Lushnjes dhe Rrogozhinës sërish në protestë, hedhin produktet bujqësore në rrugë

Fermerët e Lushnjes dhe Rrogozhinës kanë protestuar sot në shenjë proteste duke derdhur prodhimet bujqësore në rrugë.

Ata kundërshtojnë ndryshimin e TVSH për prodhuesit e qumështit. Fermerët në shenjë proteste derdhën qumështin në rrugë, ndërkohë që kërkuan tërheqjen e ketij vendimi nga qeveria.

Protestuesit kane bllokuar aksin kryesor rrugor dhe po lëshojnë thirrjet “mashtrues, mashtrues”. Ndër pankartat kryesore që mbajnë në duar janë “nafta e traktorit tim e ka çmimin njësoj si nafta e benzit tënd”, “Ulje me 14 % të çmimit për fermerin” si dhe “Subvencionet në bujqësi në 2018 20 milionë euro, në 2019 vetëm 4 milionë euro”.

Të fundit