Flash News

KRYESORE

Fermerët në protestë, ish-ministri i Bujqësisë: Plan për parandalimin e falimentit të prodhimit të qumështit

Fermerët në protestë, ish-ministri i Bujqësisë: Plan

Fermerët kanë protestuar dhe sot duke derdhur qumështin në mes të rrugës, pasi mossubvecionimi i TVSH-së nga qeveria po i çon drejt falimentimit.

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka publikuar në Facebook një plan, që sipas tij, parandalon falimentin e prodhimit të qumështit në fermat shqiptare.

Plani i Edmond Panaritit:

Plan për parandalimin e falimentit të prodhimit të qumeshtit te fermes shqiptare.                                                 Ku jemi?                                                                       

Qumeshti i fermave dhe i fermereve tanë sot prodhohet me kosto mesatare 37% më te lartë se qumeshti i importit. Vetëm për blerjen e bazes ushqimore te lopeve dhe bagetive të imta, te ne fermeret shpenzojne 80% e të ardhurave të fermes. Në Evrope, kosto e bazes ushqimore zë mesatarisht 45% e totalit të ardhurave nga fermat e qumeshtit .Si rrjedhoje te ne qe prej vitit 2017, kemi një ulje drastike të numrit të lopeve dhe po ashtu edhe te bagetive të imta. Numri i fermave të mëdha të qumeshtit ka rene nga 14 në 4.  Situata është drejt perkeqesimit të metejshem.

 Shkaqet?    

1.Barra e lartë e tatimeve, taksave dhe tarifave...

Masa e fundit e uljes së rimbursimit të TVSH nga 20%në 6% e qumeshtit të dorezuar është fatale! Kjo ka bërë që qumeshti të derdhet rruges sepse fabrikat dhe pikat e grumbullimit nuk e blene me atë . Ato po blejne qumesht importi.

2. Nderprerja e plote e subvencioneve direkte per lope, dele, dhi qumeshti.

3. Mos zbatimi i masave "anti dumping" të parashikuara edhe ne CEFTA për mbrojtjen e qumeshtit vendas nga konkurenca e pandershme e qumeshtit që shitet nen kosto, sepse subvencionohet fort në origjine.

 Cilat janë propozimet tona?  

  1. Të rikthehet rimbursimi i plote i 20% i TVSH - së, në pikat e grumbullimit dhe fabrikat e perpunimit të qumeshtit.
  2. Te filloje pagesa direkte e fermerëve me 60 euro për çdo lope dhe 15 euro për çdo dele dhe dhi qumeshti të regjistruar dhe të matrikuluar.
  3. Të rihapen dhe te licensohen, baxhot dhe pikat e therjeve në zonat kodrinore dhe malore. 4. Edhe në respektim te politikave të BE-së dhe marreveshjes CEFTA, të zbatohen masat e ndalimit të importit të qumeshtit nen kosto.. Masat "Anti Dumping".

Të fundit