Flash News

KRYESORE

‘Ferrari’ Sadiku s’ka të ardhme në Spanjë, dy klube bëjnë gati ofertat

‘Ferrari’ Sadiku s’ka të ardhme në Spanjë, dy

Që transferimi i sulmuesit Armando Sadiku tek Levante në Spanjë ishte një dështim, kjo nuk ka asnjë dyshim pasi mjafton të përmendim faktin se në 6 ndeshje ai nuk ka shënuar asnjë gol me ekipin e Premiera Divizion.

Ndaj drejtuesit e ekipit dhe trajneri Pako Lopez i kanë kërkuar menaxherit të sulmuesit që të kërkojë për një destinacion të ri sepse 27-vjeçari nuk është më në planet e tyre për sezonin e ri.

Interes konkret për shërbimet e elbasanasit kanë shfaqur dy ekipe; i pari është Rizespori në Turqi, që është gati të ofrojë rreth 700 mijë euro dhe klubi i dytë është Arsi në Greqi, por pista e dytë ka gjasa ta bie pasi skuadra e Selanikut nuk është gati të ofrojë para për kartonin e lojtarit të Kombëtares.

Ditën e prezantimit tek Levante, Sadiku duke përshkruar eksperiencën e tij në Poloni te Legia e Varshaves u shpreh i zhgënjyer me qëndrimin në stol, teksa tha: “Qëndrimi im në stol ishte si të blesh një Ferrari dhe ta mbash në garazh”.

Të fundit