Flash News

KRYESORE

Festa e golit me shqiponjë, Shaqiri tregon arsyet: Nuk kanë lidhje me politikën

Festa e golit me shqiponjë, Shaqiri tregon arsyet: Nuk kanë lidhje me

Sulmuesi Xherdan Shaqiri ishte protagonist i ndeshjes kundër Serbisë me golin që shënoi në minutën e 90, të cilin e festoi me shqiponjën dy-krenare. Lidhur me këtë gjest, ai është shprehur se nuk ka lidhje me politikën.

“Nuk dua të flas për këtë, në futboll ke emocione dhe mund ta shihni çfarë bëra. Është vetëm emocion, jam shumë i lumtur që shënova. Nuk mendoj se është koha të flasim për këtë festim. Ne kemi treguar moral të madh në këtë takim dhe e kemi merituar fitoren. Nuk është diçka e re për mua që dikush të pres nga unë për ta vendosur ndeshjen. Unë jam këtu për ndeshje të mëdha. Luajtëm si ekip, jam shumë i lumtur që me një gol timin i jap tri pikët skuadrës.

Në fund, gjilanasi foli edhe për fishkëllimat që i dhanë tifozët serbë. “Ishte e pabesueshme ato që dëgjuam. Por ne dëshironim të bënim vetëm punën tonë dhe atë e bëmë. Nuk ishte për politikën, por për futbollin”, përfundoi Shaqiri.

Të fundit