Flash News

KRYESORE

Festa e presidentit Meta me fansat e Sëlltikut ka ngjallur interes në Skoci

Sëlltiku mori një fitore me shumë vlerë në Sarajevë me rezultatin 1-3 në takimin e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

Por përveç suksesit të madh, një tjetër temë po diskutohet me mjaft interes midis tifozëve të skuadrës skoceze, selie e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta me tifozët bardhegjelbër.

“Presidenti i Shqipërisë erdhi te ne për një foto. Gjëja më e pazakontë që unë kam parë ndonjëherë” shkroi Damian Thomson në Instagram  ndërsa publikoi fotot me Metën.

Fansi i Sëlltikut gjithashtu shpjegoi për ndjekësit e tij dhe tifozët e tjerë se Meta këndoi edhe për Rudi Vatën, ish lojtar i Sëlltikut dhe i kombëtares shqiptare të futbollit.

Tifozët e skuadrës skoceze, ndihen më të vërtetë mirë për këtë tifoz të rrallë. Edhe pse ata e dinë se në çdo anë të botës ka fansa të skuadrës, sigurisht që fakti që një prej tyre ka qenë edhe presidenti i Shqipërisë, e kthen këtë në një nga ato historitë që u tregohen fëmijëve.

Të fundit