Flash News

KRYESORE

Festa e Qeverisë, Rama mbledh ministrat dhe deputetët ndërkohë që opozita po organizon protestën

Festa e Qeverisë, Rama mbledh ministrat dhe deputetët

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat dhe deputetët socialistë në një festë të organizuar me rastin e festave të fundvitit.

Festa po organizohet në lokalin "Palmanova" në Tiranë.  Ora News ka publikuar foto nga kjo festë e cila sapo ka nisur.

Organizatorët janë kujdesur për të sjellë një atmosferë sa më të ngrohtë për maxhorancën në qeveri e cila këtë vit ka arsye të festojë pasi prej qershorit kur fitoi zgjedhjet drejton e vetme timonin e qeverisjes.

Por ndërkohë që Rama dhe qeveria po festojnë, opozita është duke u përgatitur për protestën e të hënës, përpara Kuvendit, për të kundërshtuar zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm me 36 vota.

Të fundit