Flash News

KRYESORE

Festa e Ramës për zgjedhjet lokale, Fatos Lubonja: Nuk i mbulon dot lidhjet e Dakos me krimin

Festa e Ramës për zgjedhjet lokale, Fatos Lubonja: Nuk i mbulon dot

Fatos Lubonja ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama se është i gatshëm të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare nëse opozita në zgjedhjet lokale fiton një bashki më shumë se PS. Në studion e ‘News 24’, Lubonja se Rama nuk i mbulon dot lidhjet e Vangjush Dakos, kryebashkiak i Durrësit, për lidhjet që ka me krimin.

“Nuk i mbulon dot ato lidhjet e Vangjush Dakos me krimin. Durrësi është qytet i madh. Por edhe Tiranën. Premtoi zero ndërtime Veliaj me shokë dhe tani po mbushet me kulla. Këto janë të gjitha para të krimit. Janë fakte këto”, u shpreh Lubonja.

Sa i përket kongresit të PS, Lubonja veçoi gjuhën agresive të kryeministrit Rama, kryesisht ndaj mediave.

“Fjalimi i Edi Ramës kishte një problem, gjuhën agresive ndaj të gjithëve, kryesisht ndaj mediave, ndaj njerëzve që mendojnë ndryshe. Këtë e shqetëson edhe mendimi i njerëzve. I jepte rëndësi kaq të madhe mendimit të disa portaleve, ndërkohë që thoshte kam me vete të gjithë Shqipërinë, popullin, suksesin me vete. Këtu ka një problem. Nëse i ke të gjithë me vete, lër disa që mendojnë ndryshe. Nuk ka asnjë reflektim. Problemet për të cilat flasim ne “derrat” janë reale”, tha analisti.

Lidhur me aksionin e opozitës, Lubonja tha: “Nuk mjafton kundërshitmi për të bindur popullin, por duhet një program me të cilin të ndërtohet shpresë. Edhe studentët ishin thjeshtë një kundërshtim dhe më pas dështuan. Nuk ishte lëvizje për të kërkuar ndryshimin e këtij sistemi kriminal që është ngritur. Opozitës i duhet edhe më shumë punë, jo vetëm për t’u distancuar nga sistemi, por edhe për të ndërtuar vizionin. Njerëzit janë të lodhur dhe thonë më mirë të ikim se këtu nuk ka shpresë.”

Të fundit