Flash News

KRYESORE

Festa e të burgosurve të Shën Kollit me raki dhe foto në rrjetet sociale, procedohen 12 punonjës policie

Fotoja e të burgosurve të Shën Kollit ku shfaqeshin duke festuar në qelinë e burgut kanë sjellë probleme për 12 punonjësit e IEVP-së së Lezhës.

Përmes një njoftimi Ministria e Drejtësisë ka deklaruar se është vënë në dijeni nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në lidhje më një foto të publikuar një rrjetet sociale.

Në foto dalloheshin qartë të burgosurit të cilit festonin festat e fundvitit veç të tjerash edhe me raki dhe celularë, nga ku kanë postuar edhe foton në rrjetet sociale, të cilat janë të ndaluara në ambientet e IEVP-së.

Pasi SHKBB kreu veprimet hetimore përkatëse, arriti në konkluzionin se nga ana e punonjësve të policisë së burgut janë shkelur parashikimet ligjore në fuqi si dhe Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve, duke vënë në rrezik sigurinë dhe mbarëvajtjen në institucion.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, u referuan aktet për fillimin e procedimit penal në ngarkim të 12 punonjësve të policisë së burgjeve, me dyshimin se këta punonjës kanë konsumuar elementë të veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, të parashikuara respektivisht nga neni 248 dhe nga neni 251 të Kodit Penal.

Konkretisht:

A.B. Shef i Policisë së IEVP-së Lezhë

E.R. Specialist i Informacionit

T.L. Përgjegjës i Shërbimit të Godinës

Gj.D. Polic i Kolonës

E.T. Polic i Sektorit

L.L. Polic i Kolonës

M.GJ. Polic i Sektorit

D.N. Polic i Kolonës

A.J. Polic i Sektorit

Gj.N. Përgjegjës i Grupit të Sigurisë

G.Rr. Polic i Grupit të Sigurisë

F.H. Polic i Grupit të Sigurisë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka filluar ecurinë disiplinore për këta punonjës, sipas shkeljeve të konstatuara.

Të fundit