Flash News

KRYESORE

Festë dhe dhurata për fëmijët hemofilik në QSUT nga “Shoqata Shqiptare e Hemofilisë”

Sot është ’Dita Botërore e Hemofilisë’. Kjo ditë përkon me ndërgjegjësimin dhe çrregullime të gjakut, që gjithashtu shërben për të mbledhur fonde dhe për të tërhequr vullnetarë. Dita Botërore e Hemofilisë filloi në vitin 1989 dhe shënohet çdo vit në nder të ditëlindjes së Frank Schnabel, themeluesit të Federatës Botërore të Hemofilisë në vitin 1963.

Në kuadër të kësaj dite “Shoqata Shqiptare e Hemofilisë”, e krijuar në vitin 1992, me kryetare Vera Minga Neziri, organizuan një aktivitet në ambientet e Pediatrisë, në pavionin e Onkohematologjisë. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm fëmijët hemofilik, të cilët kërcyen e dëfryen në ditën e tyre dhe u gëzuan teksa morën dhurata.

Kryetarja Vera Neziri u shpreh se ajo që kanë nevojë këta fëmijë nuk janë vetëm dhuratat.

“Ne duam shumë t`i gëzojmë këta fëmijë, të argëtohen e të marrin dhurata por ajo që duam si fillim janë medikamentet.Ne duam faktorin,” u shpreh Neziri.

Në këtë aktivitet u bashkuan fëmijët e prindërit, stafi mjekësor si dhe disa shoqata pacientësh. Është shumë e rëndësishme që shteti dhe kushdo që ka përgjegjësi të kthejë sytë nga fëmijët sepse vetëm për jetën e tyre nuk mund të bëhën kompromise për korrupsion.

Dita Botërore e Hemofilisë filloi në vitin 1989 dhe shënohet çdo vit në nder të ditëlindjes së Frank Schnabel, themeluesit të Federatës Botërore të Hemofilisë në vitin 1963.

Hemofilia është një grup i çrregullimeve gjenetike të trashëguara, që dëmtojnë aftësinë e trupit për të kontrolluar koagulimin e gjakut, i cili shërben për të ndaluar gjakderdhjen kur dëmtohet një enë gjaku. Hemofilikët (njerëzit me hemofili) kanë nivele të ulëta të faktorit të koagulimit në gjak dhe gjakderdhja vazhdon për periudha shumë më të gjatë.

Të fundit