Flash News

KRYESORE

Festë luksoze dhe dhurata të shtrenjta, sa kushtoi fustani i ditëlindjes së Xhensilës

Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur shqiptare Xhensila Myrtezaj festoi ditëlindjen e saj të 25-të, ku nuk munguan surprizat e shumta për të.

Në fillim të ditës ishte bashkëshorti i saj, aktori i humorit Bes Kallaku i cili i kishte zbukuruar shtëpinë me tollumbace e shirita dhe më pas nuk mungoi as festa mes miqve e familjarëve të çiftit, nga të cilët Xhensila mori shumë dhurata.

Në festën e ditëlindjes, këngëtarja kishte veshur një fustan bojqielli që ishte edhe me disa motive kafshës dhe me shkronjat F dhe E, i cili ka kushtuar plot 616 euro.

Këtë gjë mund ta verifikojë në faqen në Instagram të ‘Whattheywearin’ që tregon për veshjet e VIP-ve shqiptarë.

Të fundit