Flash News

KRYESORE

Festë në perjudhë pandemie, Kryegjyshi i Bektashinjve uron Kurban Bajramin: Bashkë do t’i kalojmë edhe ditët e vështira

Festë në perjudhë pandemie, Kryegjyshi i Bektashinjve uron Kurban

Besimtarët myslimanë kanë festuar sot ditën e Kurban Bajramit dhe ndryshe nga herët e tjera namazi u fal pranë xhamive dhe jo në sheshet qendrore.

Kryegjyshi i Bektashinjve Botërorë, Haxhi Dede Edmond Brahimaj gjatë një interviste për Euronews Albania tha se, falja është bërë nën kushte të rrepta sigurie si masa kundër COVID-19.

Kryegjyshi tha se, pikërisht një nga lutjet e kësaj dite ishte që Zoti t’i ndihmojë për të kaluar sa më lehtë këtë pandemi.

“Si ditë e madhe që është Kurban Bajrami u festua në një mënyrë të veçantë nga të gjithë besimtarët myslimanë, pavarësisht se ne vajtëm në xhami dhe bëmë lutjet bashkërisht me kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, duke respektuar të gjitha rregullat që ka vendosur shteti shqiptar dhe mjekësia shqiptare për të ruajtur njeriun, këtë figurë, e cila është shëmbëlltyre e Zotit në Tokë.

Me gjithë masat e marra ne patëm pritje nga të gjithë besimtarët dhe iu lutëm Zotit për të marrë mirësinë, begatinë dhe paqen njerëzore. Kurbani u bë për hir të tij që ai të na largojë të këqijat dhe të na ofrojë të mirat. Iu lutëm Zotit që ta kalojmë sa më lehtë pandeminë”, u shpreh Kryegjyshi i Bektashinjve Botërore.

Haxhi Dede Edmond Brahimaj tha më tej se, mesazhi i festës është që njerëzit të zbatojnë detyrat dhe porositë e Zotit, të shmangnin rrugën e keqe dhe të bëjnë mirë. Por gjithashtu kjo ditë tha ai është dhe shenjë e solidaritetit që ekziston në vendin tonë pasi të gjitha besimet janë bërë sërish bashkë.

“Të gjithë besimtarët dhe përfaqësuesit e besimeve erdhën dhe falëm në teqenë tonë duke treguar se ne jemi bashkë dhe ndihmojmë njeri tjetrin në ditë të vështirë. Kështu do të kalojmë dhe ditët e vështira që na ka sjellë koronavirus. Ne do të lutemi që t’i përballojmë dhe të ruajmë njeriun si institucion dhe ky është misioni i të gjitha besimeve. Zoti na bekoftë të gjithëve” përfundoi Kryegjyshi i Bektashinjve Botërore.

Të fundit