Flash News

KRYESORE

Festë private mes miqsh, Adelina Tahiri organizon “Babyshower” për djalin

Mbrëmjen e djeshme në një festë private mes miqsh dhe të afërmish, Adelina Tahiri organizoi ‘babyshower’-in për fëmijën e saj të parë.

Këngëtarja vendosi që një javë përpara lindjes të festonte për gëzimin e saj më të madh, ku ka zbuluar edhe emrin e djalit, i cili do të quhet Jon.

Në fotografitë e siguruara nga ‘Prive’ duket se kodi i veshjes është e bardha dhe të gjithë të ftuarit janë kujdesur ta respektojnë.

Menjëherë pas mbrëmjes Adelina është shtruar në spital, për t’u kujdesur deri në ditët e fundit të pritjes së ëmbël për djalin dhe për veten.

Të fundit