Flash News

KRYESORE

Festimet për Botërorin, në Francë humbin jetën 2 persona

Festimet për Botërorin, në Francë humbin jetën 2

Ka kaluar jo pa incidente festa e fitores së kampionatit Botëror në Francë. Sipas mediave ndërkombëtare dy persona kanë humbur jetën.

Në Annency, një 50-vjeçar vdiq pasi u hodh në një kanal të cekët ndërsa në Oise, një burrë humbi jetën pasi ishte duke udhëtuar me makinë dhe po festonte njëkohësisht dhe për pasojë u përplas me një pemë. Për shkak të plagëve ët marra ndërroi jetë.

Gjithashtu edhe në qytetet kryesore, ka pasur incidente ku tifozët janë përplasur me policinë. Kjo e fundit raportoi për dhjetëra persona të arrestuar.

Të fundit