Flash News

KRYESORE

Festivali më i bukur në botë vetëm me gra, do vazhdojë deri kur burrat të mësojnë të sillen

Festivali më i bukur në botë vetëm me gra, do vazhdojë

Femrat bashkohen bashkë dhe kur e bëjnë janë vërtet të fuqishme. Kjo forcë ka bërë që Suedia të mbajë të parin festival vetëm me gra, pasi një fushatë financimi ka arritur të mbledhë plotë 47 mijë sterlina. Ka qenë komediania Emma Knyckare ajo që ka hedhur idenë pas  disa aktiviteteve të mëdha të ndodhur në Suedi, të cilat u mbushën me akuza për përdhunime dhe ngacmime seksuale.

Festivali u propozua si një aktivitet pa burra për këtë verë dhe tashmë e ka kaluar objektivin e fondeve që kërkoheshin, prej 46 mijë stërlina, nga më shumë se 3000 persona.

Në faqen e hedhjes së ideve Kickstarter thuhej: “Në festivale muzikore, të gjithë duhet të ndihen të sigurt. Tingëllon e vetëkuptueshme, apo jo? Megjithatë, vit pas viti, festivalet përreth botës na kanë treguar të kundërtën. Ne duam ta ndryshojmë këtë dhe në verën e 2018, do organizojmë festivalin më të bukur në botë – pa burra. Na ndihmoni të krijojmë një hapësirë të sigurt për njerëzit që duan të marrin pjesë në festival, pa u trembur për sigurinë e tyre personale”. / Bota.al

 

 

Të fundit