Flash News

KRYESORE

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dea Open Air, zhvillohet edicioni i katërt në Sarandë

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dea Open Air, zhvillohet edicioni i

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dea Open Air po zhvillon edicionin e tij të katërt, prej datës 27 Gusht deri më 2 Shtator 2017.  Festivali vijon traditën e të qenit vizitor në stolinë e rivierës shqiptare, Sarandë.

Shfaqjet Open Air po organizohen në Kinema Limani dhe Kinema Bougainville. Në Kinema Limani u organizua ceremonia zyrtare e hapjes së edicionit IV të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dea Open Air Sarandë – 2017, si edhe do të ofrohen dy programet kryesore të festivalit: programi i Filmit me Metrazh të Gjatë dhe programi i Filmit të Shkurtër. Në Kinema Bougainville është menduar të organizohet për herë të parë programi “Miqtë e Kinemasë”, me shfaqje speciale filmash jashtë konkurimit si edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve të edicionit IV të Dea Open Air Festival Sarandë – 2017.

Në garë për Çmimet DEA komisionet e përzgjedhjes paraprake kanë menduar të përfshijnë sivjet 6 filma të gjatë për seksionin e filmit me metrazh të plotë ose konkurrimin kryesor, si dhe 35 filma në seksionin e filmit të shkurtër. Vetë filmi i shkurtër ofrohet këtë vit në dy nënkategori: konkurrim ndërkombëtar dhe konkurrim studentor. Kategorizimi reflekton natyrën e krijimtarisë dhe profilin e autorëve të tyre.

 

Të fundit