Flash News

KRYESORE

Festoi ditëlindjen në supermarket, Fedez kërcënohet me vdekje

Festoi ditëlindjen në supermarket, Fedez kërcënohet me

Ditë më parë, këngëtari i njohur italian Fedez, festoi ditëlindjen dhe bashkëshortja e tij i organizoi një surprizë në supermarket, ku bënë një festë mes miqsh.

Mirëpo, festa surprizë e organizuar nga Chiara Ferragni ka ngjallur shumë polemika, pasi kjo sjellje u konsiderua si e pahijshme nga opinioni publik dhe një shkelje për shtresën e varfër.

Madje Fedez ka marrë edhe kërcënime për këtë gjë. Ai ka treguar së fundmi se jo vetëm që e kanë kërcënuar me jetë, por e kanë paralajmëruar se do t'i rrëmbejnë edhe djalin.

“Këtë javë kam marrë kërcënime me vdekje nga persona që nuk i njoh. Ka pasur edhe nga ato raste kur njerëzit kanë njoftuar shërbimet sociale për të më marrë djalin”, ka thënë Fedez.

Të fundit