Flash News

KRYESORE

Festoi duke bërë shqiponjën, futbollisti shqiptar i Arsenalit rrezikon të dënohet

Festoi duke bërë shqiponjën, futbollisti shqiptar i Arsenalit

Futbollisti me origjinë shqiptare që luan për skuadrën e Arsenal, Shkodran Mustafi, rrezikon të dënohet pasi në ndeshjen kundër Cardiff, ai festoi golin e shënuar duke bërë shenjën e shqiponjës.

Lajmin e bën të ditur ‘Indipendent’ e cila thotë se ‘sipas rregullave të Shoqatës së Futbollit në lidhje me deklaratat politike në lojë, Mustafi tani mund të përballet me dënimin nëse festimi i tij konsiderohet të jetë shfaqje e simbolizmit politik’.

Në shikimin e saj ‘Indipendet’ sjellë në vëmendje edhe rastin e Shaqirit dhe Xhakës të cilët u gjobitën pasi festuan duke bërë shqiponjën gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi.

Të fundit