Flash News

KRYESORE

Festonin 105 vjetorin e pavarësisë në Londër, shqiptarët sulmohen me thikë

Festonin 105 vjetorin e pavarësisë në Londër,

Një person i cili mbante një thikë në dorë, është filmuar teksa sulmonte një grup njerëzish të cilët kishin dalë për të festuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Londër, raporton Daily Mail

Sulmuesi ka goditur njw shqiptari  disa herë në shpinë duke e lënë atë të plagosur.

Vetëm pak çaste para këtij momenti, në oborrin e Galerisë Kombëtare,  u dëgjua një burrë i cili bërtiste pasi ishte goditur disa herë në fytyrë dhe në trup.

 Disa minuta më vonë personi i cili sulmoi me thikë u goditë, por ende nuk dihen arsyet e këtij akti. Policia ka mbërritur në vendngjarje por nuk ka gjetur asnjë provë nga sulmi.

Një zëdhënës i policisë Metropolitane tha se policia u njoftua në natën e 28 nëntorit rreth orës 21:25 pasi i është raportuar një sulm me thikë jashtë Galerisë Kombëtare, “Trafalgar Square”, pas tubimeve për din e Pavarësisë së Shqipërisë. Polica mbërriti në vendngjarje por nuk gjeti asnjë provë të sulmit

Qindra shqiptarë u mblodhën në qendër të Londrës për të festuar 105 vjetorin e Shqipërisë.

 

Të fundit