Flash News

KRYESORE

Fevziu flet për keqkuptimin e 2013-s: Në parim me Frangajn mendojmë njësoj, por në ekran korrigjimi s’po vjen

Fevziu flet për keqkuptimin e 2013-s: Në parim me Frangajn

Blendi Fevziu ka qenë ndër personat publik më të diskutur së fundmi sa i përket lëvizjes së saj nga Tv Klan në Top Channel.

Në një intervistë për “Panorama” Fevziu ka treguar se në 20 vite “Opinion” nuk ka pasur kurrë keqkuptime në Klan dhe as probleme me Frangajn.

“I vetmi problem, i qershorit 2013, u tejkalua shpejt. “Opinion” ka vendosur ashtu siç ka besuar se ka qenë më mirë. Çdo produkt i mirë apo i kontestuar mund të gjykohet si çështje profesionalizmi, por jo influence të jashtme.

Dhe në mediat shqiptare ky është një aset i rrallë dhe shumë i vlefshëm që ka ardhur nga drejtuesit e TV”, është shprehur Fevziu.

Me tej ai foli dhe për keqkuptimet në linjën programore të këtij televizioni.

“Një debat i gjatë që lidhet me raportin e vlerave dhe qëndrimeve në TV. Nuk dua ta bëj publike sot, sepse nuk e shoh me vend. Ajo që më bën përshtypje, është se në parim të dy mendojmë njësoj, por në ekran korrigjimi nuk po vjen ende”, është shprehur Fevziu.

 

Të fundit