Flash News

KRYESORE

Fevziu flet për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare: Çfarë deklaroi aty Visho Ajazi

Fevziu flet për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar dorëheqjen e kreut të SHISH, Visho Ajazi, lëvizje për të cilën nuk ishte informuar presidenti Ilir Meta dhe as kryetarët e PD dhe LSI. Sipas Fevziut, vetëm kryeministri Edi Rama ishte i informuar për dorëheqjen dhe kjo vërtetohet nga propozimi i zëvendësuesit vetëm 30 minuta pasi largimi i Ajazit ishte konfirmuar për mediat.

Moderatori i ‘Opinion’ flet edhe për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e zhvilluar në nëntor të 2016-ës, ku sipas tij, Ajazi ka denoncuar futjen thuajse legale të 7 milionë fara kanabisi në Shqipëri, që solli më pas kanabizimin e të gjithë vendit.

“Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare thirrur nga Presidenti më 3 nëntor 2016, Visho Ajazi ka qenë më denoncuesi. Ai ka thënë një fakt që deri më sot nuk është bërë publik. Nga burime tonat ai ka deklaruar atje se shërbimi sekret ka dhënë alarmin për futjen thuajse legale, por edhe ilegale në Shqipëri të farës së kanabisit. Po në atë mbledhje ai ka deklaruar se në Shqipëri janë futur 7 milion fara kanabisi dhe se askush nuk ka reaguar për këtë. Bllokimi i Kanabisit duhej të niste nga bllokimi i farës që e prodhon”, shkruan Fevziu.

Për Blendi Fevziun, largimi i Ajazit prish balancat në institucionet ligjvënëse, ndërkohë me largimin e Adriatik Llallës në muajn dhjetor, SHISH dhe Prokuroia do të vihen nën kontrollin e qeverisë.

Largimi i Visho Ajazit, Fatos Lubonja: Po i ikën llogaridhënies; Helidon Bendo po aq përgjegjës sa paraardhësi

Të fundit