Flash News

KRYESORE

Fevziu: Janullatosi nuk u nda dot nga interesat greke në Shqipëri, ja gabimi i tij më i rëndë

Fevziu: Janullatosi nuk u nda dot nga interesat greke në Shqipëri, ja

Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “360 gradë” i Artur Zhejit, foli lidhur me shtetësinë shqiptare të Anastas Janullatosit.

Pasi u shpreh se e sheh si diçka normale dhënien e kësaj shtetesie, Fevziu shtoi:

“Do kishte qenë mirë që të ishte një drejtues shqiptar, por përtej kësaj, në shumë vite ajo që Janullatosi nuk a rriti të bëjë kurrë, ishte që të tregonte një ndarje nga ajo e interesave greke në Shqipëri. Ka qenë një moment kur keyetari i PDIU i kërkoi atij që të gjithë drejtuesit e besimeve fetare në Shqipëri të merrnin pjesë secili sipas traditës së tij dhe të bënin një meshë apo lutje, për shpirtrat e shqiptarëve çamë, edhe ortodoksë, që vdiqën gjatë marshimit të viteve 1943-1944. Kjo ndodh gjithandej, Janullatosi nuk ktheu asnjë përgjigje. Mua kjo më mbetet në mendje dhe e konsideroj gabim të pafalshëm. Reagimi i Athinës ka qenë krejt normal. Ai ka qenë peng i mosmarrëveshjeve shqiptaro-greke. A ishte gjesti tentativë për të përmirësuar marrëdhëniet me Athinën zyrtare, këtë nuk di ta them” – tha Fevziu.  

 

Të fundit