Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fevziu pas protestës: Studentët ishin ekselentë, s'mund të mbeten peng i injorancës së politikës
Pas pjesëmarrjes në protestë, gazetari Blendi Fevziu ka publikuar nje editorial për studentët me titull “Përse protestojnë studentët?”, të publikuar në portalin ‘Opinion’.
Për ish-studentin e vitit ’90, protesta e studentëve dhe protestat e studentëve në përgjithësi duhet të trajtohen me vëmendje shumë më të madhe dhe duhet të merren seriozisht dhe për këtë rendit dy argument:
I pari: ndër shumë pika, protesta kërkon të zgjidhë në thelb çështjen e tarifave në arsim. Eshtë vështirë të orientohesh në shifrat konkrete, por disa detaje tregojnë që ata kanë plotësisht të drejtë. Tarifat në arsim janë rritur ndjeshëm në vitet e fundit.
I dyti: Duke biseduar me studentët sot, e kupton që edhe pse e pashkruajtur në kërkesat zyrtare, protesta është edhe për të ardhmen e tyre. Ata ndihen sot pa shpresë dhe pa besim në të ardhmen e tyre. Për fatin tonë të keq, shoqëria e ka thelluar këtë ndjesi që shqetëson shpesh studentët kudo në botë.
Në fund, Fevziu apelon që partitë politike që të mos tentojnë ta monopolizojnë, pasi kjo e dëmton kauzën e tyre.
Editoriali i plotë:
48 orët e fundit, Shqipëria është përfshirë nga një valë protestash studentore, që nuk ishin parë prej vitesh. Jo aq për numrin e madh të pjesëmarrësve, por për faktin që studentët janë jashtë angazhimit partiak, jashtë ndikimit politik dhe më të vendosur se sa shumë vetë besojnë.
Ndryshe nga protestat e tjera në vend që kanë interesa shpesh të dyshimta dhe që e ndajnë opinionin publik, protesta e studentëve dhe protestat e studentëve në përgjithësi duhet të trajtohen me vëmendje shumë më të madhe dhe duhet të merren seriozisht. Për mua, protesta ka dy anë thelbësore.
E para, ndër shumë pika, protesta kërkon të zgjidhë në thelb çështjen e tarifave në arsim. Eshtë vështirë të orientohesh në shifrat konkrete, por disa detaje tregojnë që ata kanë plotësisht të drejtë. Tarifat në arsim janë rritur ndjeshëm në vitet e fundit.
Kjo mund të ishte normale, por do të shoqërohej me një tjetër pyetje: Kjo rritje e çmimeve e ka përmirësuar cilësinë e arsimit në vend? Apo e përmirëson atë në të ardhmen? Askush nuk mund të të përgjigjet bindshëm PO për këtë pyëtje.
Nga një studim që vetë studentët kanë bërë, me sistemet e disafishta të pagesave sot dhe me kostot e jetesës në vend, diplomimi 5 vjeçar i kushton një të riu, afro 25 milion lekë të vjetra. Ka që thonë 25 mijë Euro. Edhe pse shifrat janë kontradiktore, një shifër si kjo, madje edhe më modeste tregon se arsimimi është kthyer në një kosto e lartë dhe kjo privon shumë të rinj të familjeve modeste prej tij. Thënë ndryshe, nëse vijon kështu, Arsimimi mbetet atribut vetëm i familjeve në gjendje të mirë ekonomike, duke u bërë i vështirë ose i pamundur për thuajse gjysmën e popullsisë. Pagesat janë shpesh fare të pallogjikshme.
Vetëm regjistrimi në Bankë për të derdhur lekët në llogarinë e Universitetit i kushton një studenti afro 20 Euro në vit! Një kosto që në çdo vend të botës është 4 deri 5 herë më e ulët. Dhe që mund të shmangej fare ose ta paguante vetë Universiteti. Po sipas studentëve, kostot arsimore janë disa herë më të larta se sa në rajon. Nëse kjo është e vërtetë, është një gabim fatal për shoqërinë tonë. Them fatal se zhvillimi i çdo shoqërie nuk mund të bëhet përmes asnjë rrugë tjetër veçse shkollimit. Nëse shkollimit i vendos një taksë të tillë, ke sponsorizuar dhe favorizuar injorancën dhe varfërinë! Ndaj Qeveria duhet ta shokë këtë sa më shpejt dhe me maksimumin e predispozitës për të ndihmuar studentët dhe shkollimin në vend.
Ana e dytë, është edhe më serioze. Duke biseduar me studentët sot, e kupton që edhe pse e pashkruajtur në kërkesat zyrtare, protesta është edhe për të ardhmen e tyre. Ata ndihen sot pa shpresë dhe pa besim në të ardhmen e tyre. Për fatin tonë të keq, shoqëria e ka thelluar këtë ndjesi që shqetëson shpesh studentët kudo në botë.
Të rinj të shkolluar; me një anglishte perfekte; me njohje të risive më të rëndësishme teknologjike dhe të zhvillimeve në botë, mbeten peng i injorancës së administratës; i presionit politik banal dhe shpesh edhe profesorëve të paformuar. Midis botës së tyre dhe botës ku ata presin të hynë ka një hendek që po bëhet i pakalueshëm.
Në një vend ku një kriminel dhe një trafikant hyn në Parlament apo bëhet Kryetar Bashkie me shpejt se sa një njeri i shkolluar; në një vend ku një pozicion publik e zë më kollaj ai që është “i fortë” se sa i formuar; në një vend ku karriera në parti të katapulton në poste që si meriton; në një vend ku Drejtorët janë në shumicnë e rasteve ndjeshëm më injorantë se sa vartësit e tyre; në një vend ku zhvillimi ecën kaq ngadalë dhe ku perspektiva e vetme e punësimit mbeten Call Center, është gjithnjë shkak për një revoltë më të thellë dhe më të gjatë se sa thjeshtë tarifat. Ndaj duke takuar ata sot, kisha lehtësisht ndjesinë që ata po protestojnë për të ardhmen e tyre po aq sa për disa tarifa më pak sot.
Dhe e fundit, përdorimi politik i protestës. Tentativa për ta monopolizuar atë apo për të futur në një thes me protestat e tjera në vend, vetëm sa e dëmton atë protestë. Ajo nuk është protestë e prindërve, por e fëmijëve të tyre dhe e tillë duhet të mbetet. Me shpresën që ata kanë dhe me besimin në të ardhme!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38