Flash News

KRYESORE

Fevziu për lëvizjet në media: U imponuan nga largimi i Sokol Ballës. Rakipi konkurrent? Më shqetëson telenovela turke

Fevziu për lëvizjet në media: U imponuan nga largimi i Sokol

Moderatori i ‘Opinion’, Blendi Fevziu shprehet se lëvizjet që ndodhën në media në fund të 2017-s dhe në fillim të 2018-s u imponuan nga largimi i papritur i Sokol Ballës prej Top Channel.

“Nuk ka qenë një proces ristrukturimi i emisioneve, as produkt i analizave të audiencës, por lëvizje të imponuara nga largimi i papritur i Sokol Ballës prej Top Channel”, ka thënë gazetari.

Në intervistës për ‘Panorama Plus’, Fevziu ka komentuar edhe largimin e Ballës: “Nuk i di detajet e konfliktit të Ballës me Top Channel dhe as kam pyetur për këtë. Me emisionin në Vizion është një konkurrent më shumë. Po secili ka shikuesit e tij.”

Sa i përket konkurrencës nga Ylli Rakipi me emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në Top Channel, Fevziu ka thënë: “Unë kam konkurrencë nga e hëna të mërkurën 22:00 me 23:15 dhe të enjten 21:00 me 23:00. Çdo lloj emisioni, çdo emër moderatori, e madje edhe çdo filim apo telenovelë janë konkurrentë. Të enjteve ajo që më shqetëson është një telenovelë turke e Klan Plus.”

Në fund, ai ka deklaruar: “Ylli Rakipi, Sokol Balla, Eni Vasili, Zheji tek Ora News apo Roland Qafoku, janë të gjithë konkurrentë. Secili ka pjesën e tij të shikueshmërisë dhe merr një pjesë të shikuesve të tu. E thashë, asnjë mbrëmje tjetër televizive nuk krahasohet me të enjten në 21:00. Dhe kjo është për t’u krenuar.”

Fevziu flet për emërimin e Blushit në krye të Top Channel: Lajm i mirë për median. Nuk do thyhet kollaj nga presionet

Të fundit