Flash News

KRYESORE

Fevziu për reformën zgjedhore: Nuk kishte zgjidhje tjetër përveç kësaj marrëveshjeje

Fevziu për reformën zgjedhore: Nuk kishte zgjidhje tjetër

Gazetari Blendi Fevziu mendon se nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër për pozitën dhe opozitën përveçse të uleshin në tryeze për reformën zgjedhore. Ai shtoi se kjo gjë është bërë falë ndërhyrjes së ndërkombëtarëve.

“Zgjidhje tjetër përveç kësaj marrëveshje nuk kishte. A mund të arrihej më shpejt apo më vonë është gjë tjetër. Por natyrisht që është arritur me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve edhe pse këtu po thuhet se ‘është bërë vetë’. Kjo marrëveshje u arrit me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve”, u shpreh Fevziu për Abc news.

Ai gjykon se që të dyja palët momentalisht janë të fituara.

“Ka një inkoherence të opozitës ka edhe lehtësim të mazhorancës se ka dalë nga impasi ky ishte. Opozita luftoi jashtë sistemit, por nuk arriti, ndërsa mazhoranca s’kishte qeverisje normale me opozitën jashtë sistemit”, theksoi ai.

Të fundit