Flash News

KRYESORE

Fevziu pesimist per krizën politike: Mungesa e një marrëveshje të shpejtë mund të shkaktojë kaos

Fevziu pesimist per krizën politike: Mungesa e një marrëveshje

Për gazetarin Blendi Fevziu, Shqipëria është në një moment mjaft delikat, mbase edhe me të rrezikshëm sesa duket.  Në emisionin ‘Ditë për Ditë’ në TV Klan, moderatori i ‘Opinion’ paralajmëroi se situaa mund të agravohet më tej, teksa përmendi edhe termin katastrofë’.

“Jemi në momentin më të rrezikshëm të mundshëm. E kam thënë shumë herë, njerëzit nuk e besojnë, jemi në një moment shumë delikat. Shqipëria ka një precedent ku gjetja e një marrëveshje pak më vonë se sa koha reale mund të shkaktojë kaos. Sepse kjo do shkojë në një marrëveshje. Një vonesë prej 6 ditësh në vitin 1997 e çoi vendin në luftë. Negociatat nisën më 26 Shkurt dhe  u mbyllën me 6 Mars. Po të kishin nisur me 26 dhe të ishin mbyllur me 28 Shkurt, gjërat do të kishin qenë ndryshe sepse shpërthimi ndodhi me 1 Mars. Nganjëherë orët mund të sjellin katastrofë. Shpresoj shumë që kjo s’do të ndodhë”, deklaroi Fevziu. 

Opozita ka djegur mandatet që prej muajit shkurt dhe nuk pranon të hyjë në zgjedhjet locale pa largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit. Kreu i qeverisë konsiderohet si rrezik për zgjedhje të lira dhe të ndershme referuar precedentëve të zgjedhjeve të 2017-ës.

https://www.youtube.com/watch?v=u05ykorZaA8

Të fundit